Ushtarët grekë nisen drejt Kosovës, i bashkohen KFOR-it

Nga A2 CNN
21 Qershor 2024, 18:12 | Aktualitet

Ushtarët grekë nisen drejt Kosovës, i bashkohen KFOR-it

Një kompani me ushtarë grekë në kuadër të Batalionit të 2-të shumëkombësh të Forcës Rezervë Operacionale të KFOR-it, janë nisur nga Greqia për në kampin Bondsteel në Kosovë.

“Batalioni i II-të Shumëkombësh i Rezervave Operacionale përbëhet nga Komanda Shumëkombëshe me një staf përkatës, e cila përbëhet nga personel nga Greqia, Shqipëria, Bullgaria dhe Rumania dhe komanda e së cilës deri në dhjetor 2024 mbahet nga vendi ynë”, thuhet në njoftim.

Kjo është hera e dytë që forcat e ushtrisë greke dislokohen në Kosovë, pas dislokimit të parë të ndodhur nga shtatori në dhjetor 2023. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos