Mos pagesa e përvojës, punëtorët e sektorit privat humbin 50 milionë euro çdo vit

Nga A2 CNN
24 Mars 2025, 18:39 | Ekonomi

Mos pagesa e përvojës, punëtorët e sektorit privat humbin 50

Nga mos pagesa e përvojës se punës nga pronarët e kompanive private dhe disa nga institucionet shtetërore, punëtorët e sektorit privat të Kosovës humbin mbi 50 milion euro në vit.

Kështu thuhet në një njoftim për media të lëshuar nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, raporton KosovaPress.

“Për çdo kompani private dhe institucion shtetëror që nuk e bëjnë pagesën e përvojës se punës, ne do ta njoftojmë Inspektoratin e Punës. Nëse edhe pas kësaj procedure kompanitë nuk reagojnë pozitivisht, ne me raportet e Inspektoratit të Punës do të i drejtohemi Gjykatës Themelore”, thuhet në reagimin e sindikatës. 

Për këtë iniciativë sindikata ka përmendur se janë bazuar në Kushtetutën e Republikës se Kosovës, Ligjin e Punës si dhe marrëveshjen kolektive ku thuhet që të punësuarve t’i njihet e drejta e shtesës për përvojën në punë 0.5% të pagës bazë për çdo vit të plotë të përvojës se punës./Kosovapress (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos