“Të shqyrtohet vendimi për Dinarin”, Bislimi i përgjigjet SHBA: Kushtetuta zbatohet në tërësi

Nga Rosalba Bejdo
24 Janar 2024, 16:45 | Ekonomi

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të rishqyrtojë vendimin e autoriteteve financiare për paratë e gatshme, me anë të të cilit ndalohet përdorimi i dinarit serb në Kosovë.

Ditë më parë, Banka Qendrore e Kosovës, ka miratuar një rregullore, sipas të cilës euro do të jetë monedha e vetme për kryerjen e transaksioneve. Autoritetet e kanë mbështetur vendimin tek neni 11 i Kushtetutës që thotë se "në Republikën e Kosovës si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme".

Serbët e veriut, që përdorin dinarin serb për të kryer pagesat e po ashtu autoritetet në Beograd e kanë dënuar lëvizjen dhe I kanë kërkuar komunitetit ndërkombëtar të veprojë.

Një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë, i tha Radios Evropa e Lirë, se Qeveria e Kosovës duhet të konsultohet me komunitetet e prekura nga ky vendim, t’i adresojë shqetësimet e shprehura prej komunitetit ndërkombëtar, dhe të ofrojë kohë për zbatim të vendimit.

Por zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Beslimi replikoi se Kushtetuta duhet të zbatohet në tërësi.

Nuk ka logjikë në njërën rast të ketë insistim të bashkësisë ndërkombëtare që Kushtetuta të implementohet në tërësi siç është rasti i tokës për Manastirin e Deçanit, pastaj kur është puna te neni 11 i Kushtetutës që thotë se ka vetëm një monedhë në qarkullim në Kosovë të njëjtit miq të thonë po këtë mos e zbatoni”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos