
Me 62 vota pro, 36 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës miratoi ndarjet buxhetore për vitin 2026.
Shumica parlamentare e Vetëvendosjes nuk mori parasysh mbi 80 amendamente të partive opozitare të cilat nuk kaluan.
Ministri i financave, Hekuran Murati tha se ky është një buxhet emergjent dhe do të ketë një rishikim gjatë muajit të ardhshëm.
Buxheti i miratuar është në vlerë prej 4 miliardë eurosh. (A2 Televizion)