
Duke folur në seancën e sotme në Hagë, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Lluka Mishetiç tha se nuk ka asnjë provë që Thaçi ka pasur rol në kryerjen e krimeve apo ka transmetuar “qëllimin e përbashkët kriminal” të të akuzuarve.
Po ashtu ai hodhi poshtë se Thaçi ka patur një rol në hartimin dhe shpërndarjen e komunikatave të UÇK-së.
Sipas avokatit zyra e Prokurorit të Specializuar premtoi shumë, por nuk i bazoi pretendimet në prova. “Ata kanë premtuar fishekzjarrë, spektakël, por kanë paraqitur asgjë”, theksoi ai.
“Konsensusi i provave dhe dëshmitarëve ndërkombëtarë dhe brenda UÇK-së ishte se Thaçi nuk dyshohej se ishte përfshirë në krime lufte apo në ndonjë politikë që shënjestronte kundërshtarët. ZPS nuk kishte përgjigje për të hedhur poshtë këto pretendime të hënën. ZPS tha në kundërpërgjigjet e tyre të hënë se mbrojtja nuk dëshiron që ju të bëni punën tuaj si gjykatës”, tha avokati.
“Mbrojtja e di që do të pranoni provat tona. ZPS është që nuk dëshiron të bënin punën tuaj, por të atyre. Duan që ju të gjeni prova që ata nuk arritën të gjenin. Ata dështuan të gjenin prova”, vijoi Mishetiç. (A2 Televizion)