Konjufca nga Haga: Krimet në Kosovë u kryen nga serbët. Kjo e vërtetë s’mund të ndryshohet

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2026, 09:20 | Kosova

Konjufca nga Haga: Krimet në Kosovë u kryen nga serbët. Kjo e

Ministri i Jashtëm dhe zv.kryeministri i parë i Kosovës, Glauk Konjufca, duke folur nga Haga deklaroi se shpreson që verdikti gjykatës të jetë në përputhje me “historinë dhe lavdinë e UÇK”, raporton A2CNN. 

Është dita e fundit e një procesi që zgjati shumë. Pretendojmë se është shkelur e drejta elementare e njeriut për t’u gjykuar në kohë të arsyeshme, e drejtë e garantuar me konventa ndërkombëtare dhe me Kushtetutën e Kosovës”, tha ai.

Lufta e popullit të Kosovës ishte luftë e drejtë, mbrojtëse dhe e pastër. Qëllimi i saj nuk ishte sulmi ndaj asnjë populli tjetër, por përballja me forcat serbe që kryen krime në Kosovë. Këtë të vërtetë nuk mund ta ndryshojë asnjë institucion”, u shpreh Konjufca.

Prania e Konjufcës në Hagë vjen në një ditë kur 4 ish-krerët e UÇK pritet të japin deklarimet përmbyllëse në gjykatë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos