All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Kosova vijon përgatitjet për të paditur Serbinë për genocid

Nga Ideal Gola
11 Nëntor 2024, 17:56 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Kosova vijon përgatitjet për të paditur Serbinë për

Kosova është duke vijuar përgatitjet për të paditur shtetin serb për gjenocid ndaj popullsisë civile shqiptare në vitet 1998-99. Megjithatë, detajet po mbahen jashtë syrit të publikut për shkak të Serbisë.

Kryeministri Albin Kurti, pas vizitës në Institutin për Krime të Kryera gjatë luftës në Kosovë, tha se janë të detyruar të veprojnë kështu pasi Beogradi zyrtar vijon të mohojë krimet e kryera, shkruan A2 CNN.

All - Paragraf - 3

“Ne po e vazhdojmë punën tonë, përgatitjet tona që janë të thella, komplekse, dhe për të cilat në kuptimin konkret të përmbajtjes së tyre nuk mund të flas, meqenëse këto përgatitje zhvillohen në konfidencialitet sepse kemi të bëjmë natyrisht me një shtet agresor i cili është armiqësor ndaj nesh dhe nuk i pranon krimet e kryera në Kosovë, përkundrazi i quan ato fabrikime”, deklaroi Kurti.

Kryeministri i Kosovës pati lëvdata për punën e Institutit duke thënë se ka arritur të mbledhë dëshmi të mjaftueshme në pak kohë dhe është shndërruar në adresë të besueshme për drejtësinë vendore e ndërkombëtare: “Rreth 15,8 Terabyte informacion është grumbulluar gjatë këtyre 9 muajve ku bëjnë pjesë videoxhirime, audioxhirime e fotografi dhe gjithashtu tekste të ndryshme në një gjatësi prej 189 metra të këtyre folderëve po të renditeshin në këmbë, e të cilat mbahen të sigurt këtu”.

Informacioni i grumbulluar është nga 67 burime nga ministritë, komunat, institucionet të tjera, organizatat joqeveritare, gazetarët dhe qytetarë të ndryshëm.

Ardhe Hetemi, drejtor i IKKL, u shpreh: “Tanimë Kosova e ka një institut i cili do të shërbejë si pikë grumbullimi për të gjitha materialet që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, gjë që ka munguar. Kemi shënuar një pogres modest, kjo ka ardhur si rezultat përveç anagzhimit tonë, edhe si rezultat i mbështetjes së vazhdueshme që e kemi pasur”.

Bashkë me Kurtin, në Institutin e Krimeve qëndruan edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si dhe ai i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos