Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.5%, Sejko: Rritja e çmimeve vjen nga importet

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2026, 16:14 | Ekonomi

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme, me argumentin se niveli aktual i normës bazë të interesit i përgjigjet situatës ekonomike dhe zhvillimeve të fundit në vend.

Në konferencën për mediat, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u shpreh se rritja e çmimeve e konstatuar gjatë tremujorit të fundit është ndikuar kryesisht nga produktet e importuara.

Sipas tij, shtrenjtimi i produkteve nga jashtë ka qenë një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në ecurinë e çmimeve në tregun vendas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos