“Më ka rrahur gruaja”, burri shkon në polici pasi e shoqja e bëri për spital

Nga A2 CNN
10 Janar 2024, 12:10 | Kronikë

“Më ka rrahur gruaja”, burri shkon në polici pasi e shoqja

Një shtetas nga Kosova ka shkuar në polici dhe ka denoncuar bashkëshorten e tij, pasi sipas tij e ka dhunuar.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 22:10 në Rahovec.

Po ashtu në raport thuhet se burri ka përfunduar në spital dhe ka marrë ndihmë mjekësore.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos