Mbetet pa fletëvotime qendra e votimit me kusht në Zubin Potok

Nga Ideal Gola
9 Shkurt 2025, 15:58 | Kosova

Mbetet pa fletëvotime qendra e votimit me kusht në Zubin Potok

Qendra e votimit me kusht në Zubin Potok ka mbetur pa fletëvotime. Qytetarët qe po prisnin për te votuar nuk kanë arritur ta ushtrojnë këtë të drejtë.

Disa prej te moshuarve po prisnin ndërsa të tjerë vendosën të largoheshin.

"Kam ardhë nga ora 11:30 duke pritë por nuk munda të votojë sepse na thanë se nuk ka më fletëvotime. Kam ardhur nga Komuna e Leposaviqit sepse atje na kanë thënë që këtu duhet të votojmë, por nuk votojmë dot," shprehet një i moshuar.

“Kam ardhur të votoj por nuk e bëra. Kam këtu që nga ora 11:00. Nuk e di çfarë të bëj, po shoh. Ndoshta mbes edhe pa votuar fare, se di,” thotë një tjetër qytetare.

Kryesuesi i Qendrës se votimit me kusht në Zubin Potok, Millutin Gjukiç, tha se rasti është raportuar në Komisionin Qendror te Zgjedhjeve në Prishtinë dhe po presin të bëhet zgjidhja.

"Afërsisht gjatë ditës kemi mbetë pa fletëvotime dy herë, por brenda gjysmë ore e kemi zgjidhë problemin. Tash prapë kemi mbetë pa fletëvotime, njerëzit po presin ende. Kemi kontaktuar me Prishtinën na kanë thënë që ende duhet të presim, njerëzit po presin jashtë.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos