Ndërmjetësuesi i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, bisedoi për formimin e asociacionit në Kosovë, me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviç.
Takimi i tyre u zhvillua në Bruksel, në të cilin është diskutuar gjerësisht për marrëveshjet e arritura mes Prishtinës dhe Beogradit deri më tani.
Petkoviç njoftoi se një ekip ekspertësh nga Serbia morën pjesë në bisedimet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe hartimin e draft-statutit të tij.
“Si gjithmonë, erdhëm në Bruksel të përgatitur mirë!”, shkruan ai në rrjetet sociale. Ndërkohë, lëvizje pritet të ketë edhe në Prishtinë sa i përket formimit të asociacionit. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar dërgimin e disa vërejtjeve me shkrim në Gjykatën Kushtetuese lidhur me draft-statutin. Gjithashtu, pritet që të zhvillojë dhe një seri takimesh konsultuese me liderë dhe përfaqësues të partive opozitare. (A2 Televizion)