36.33% pjesëmarrja në zgjedhje, KQZ paralajmëron se sot dalin rezultatet preliminare

Nga A2 CNN
7 Qershor 2026, 19:49 | Politikë

36.33% pjesëmarrja në zgjedhje, KQZ paralajmëron se sot dalin

Pas mbylljes së qendrave të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë të ditur se procesi i sotëm zgjedhor ka kaluar i qetë, pa incidente që do të cenonin integritetin e këtyre zgjedhjeve.

Pjesëmarrja e qytetarëve me të drejtë vote në këto zgjedhje ishte 712 148 votues, ose 36,33%, shkruan A2.

Në zgjedhjet e dhjetorit 2025 kishin votuar 44,99% e popullsisë (899 517 votues).

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, u shpreh: “Procesi i votimit ka përfunduar në orën 19:00 dhe është zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe nuk janë evidentuar incidente që mund ta cenojnë integritetin”.

Ai shtoi se rezultatet preliminare do të dalin sonte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos