
Pas mbylljes së vendvotimeve në mbarë Kosovën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit 2026.
Qendrat e numërimit kanë filluar pranimin e materialit zgjedhor nga vendvotimet, ndërsa zyrtarët e KQZ-së kanë bërë të ditur se rezultatet preliminare do të publikohen gradualisht në platformën zyrtare të institucionit, sapo të përpunohen të dhënat nga terreni, shkruan A2.
KQZ-ja ka bërë thirrje për durim, duke theksuar se vetëm rezultatet e publikuara nga ky institucion duhet të konsiderohen si referencë zyrtare për ecurinë e zgjedhjeve.
(A2 Televizion)