BE i heq vizat serbëve të Kosovës, Kurti: E padrejtë, s’mund të ndikojmë në vendimin e Brukselit

Nga Erjon Dervishi
23 Korrik 2024, 13:44 | Politikë

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se vendimi për liberalizimin e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta të Serbisë, është i padrejtë, i dëmshëm dhe dekurajuese për integrimin e serbëve. Ky vendim, sipas tij, është edhe dekurajues për integrimin e serbëve të Kosovës. Theksojmë se ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian e morën vendimin e lartpërmendur më 22 korrik.

“E konsiderojmë të padrejtë, të dëmshme dhe dekurajuese për integrimin e serbët, sidoqoftë Republika demokratike dhe e pavarur e ka forcuar pasaportën e saj si asnjëherë më parë, ndërkaq, ne nuk kemi mundësi të mëdha që të ndikojmë në vendimet e Brukselit, japim qëndrimin tonë dhe nuk mund të jetë i ndryshëm, ajo çka ka thënë presidentja, Ministria e Punëve të Jashtme, është qëndrimi i përbashkët i institucioneve të republikës”, ka thënë ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos