Analisti Ben Andoni, në një lidhje direkte me studion e “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në A2CNN, deklaroi se Beogradi “ka ndërhyrë në mënyrë fatale” në zgjedhjet e Kosovës, që do të mbahen në 28 dhjetor.
“Duket që zhvillimet më interesante i ka pasur Lista Srpska, po mendoj dhe komuniteti i minoriteteve. E para për arsyen e madhe që Beogradi po ndërhyn si zakonisht, por këtë herë ka ndërhyrë gati në mënyrë fatale me shpalljen e 350 vendeve të punës”, tha Andoni.
“Ata që e njohin pjesën e veriut të Kosovës, por edhe Graçanicën dhe komunat e tjera, e dinë shumë mirë që serbët e Kosovës vërtetë kanë probleme të jashtëzakonshme dhe vendet e punës me tërë mend që kur premtohen, patjetër që edhe përkthehen në vota”, shtoi Andoni.
(A2 Televizion)