“Me dy luftëra në pragun e saj dhe me shumë fuçi të tjera baruti në të gjithë botën, jemi të vetëdijshëm se Evropa është në rrezik”. Kështu është shprehur Përfaqësuesi për politikën e Jashtme të BE-së Joseph Borrell në konferencën e sigurisë në Mynih. Përmes një deklarate Borrell ka njoftuar takimet dhe bisedat e zhvilluara në këtë konferencë, ku bien në sy takimet e ndara me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për depërshkallëzimin e tensioneve mes dy vendeve.
“Me presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Kurti, kam diskutuar, në takime të ndara, se si të deeskalojmë tensionet mes dy vendeve, pa sukses fatkeqësisht”, shprehet Borrell.
Po ashtu një vëmendje e veçantë i është kushtuar agjendës gjeopolitike të Bashkimit Europian, ndërsa lufta në Ukrainë e Gaza, forcimi i sigurisë dhe marrëdhëniet me Jugun Global dominojnë agjendën europiane.
“I paraqita edhe pikëpamjet e mia në një seancë plenare mbi “agjendën e ardhshme gjeopolitike të BE-së” . Ndërsa prioritetet tona riformësohen vazhdimisht nga ngjarjet, katër pika dominojnë aktualisht agjendën tonë: lufta agresioni ruse kundër Ukrainës dhe lufta që është ndezur sërish në Gaza, të cilat të dyja po vënë drejtpërdrejt në rrezik sigurinë e BE-së. Dy çështje të tjera strukturore kërkojnë gjithashtu veprime urgjente: përmirësimi i marrëdhënieve tona me të ashtuquajturin Jug Global dhe forcimi i aftësive tona të mbrojtjes dhe sigurisë”.
(A2 Televizion)