Dënimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, reagon Marta Kos: Vendimet duhet të respektohen

Nga A2 CNN
16 Shtator 2026, 17:46 | Politikë

Dënimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, reagon

Komisionerja për zgjerimin e Bashkimit Europian Marta Kos, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara për katër ish-krerët e UÇK-së, duke kërkuar që aktgjykimi të respektohet. Sipas saj ky institucion është një organ gjyqësor i pavarur dhe i paanshëm, dhe vendimi ka të bëjë me përgjegjësinë individuale, jo me Kosovën.

Ajo u bëri thirrje të gjitha palëve të ndihmojnë në pajtimin dhe të punojnë për shërimin e plagëve të së kaluarës, sepse sipas saj, vetëm përmes pajtimit rajoni mund të ecë përpara drejt Bashkimit Europian.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një organ gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur. Vendimet e saj duhet të respektohen dhe të dënuarit kanë të drejtë të apelojnë. Kjo ka të bëjë me llogaridhënien individuale dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë. U bëj thirrje aktorëve në rajon që të ndihmojnë në shërimin e plagëve të së kaluarës. Vetëm nëpërmjet pajtimit vendet e rajonit mund të kapërcejnë përçarjet dhe të përparojnë drejt një të ardhmeje të përbashkët në BE”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos