Vendimi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, DASH për A2 CNN: Mbështesim drejtësinë për të gjitha viktimat

Nga A2 CNN
16 Shtator 2026, 16:52 | Politikë

Vendimi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, DASH

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në një përgjigje për A2 CNN, Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se Shtetet e Bashkuara respektojnë vendimin e Gjykatës Speciale dhe rikonfirmuan mbështetjen për drejtësinë, procesin e rregullt ligjor dhe sundimin e ligjit.

Shtetet e Bashkuara respektojnë vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës sot”, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Shtetit.

SHBA thekson se mbështet drejtësinë për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre, ndërsa rikonfirmon mbështetjen për llogaridhënien, procesin e rregullt ligjor dhe sundimin e ligjit.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të respektojnë vendimin e gjykatës, të shmangin retorikën nxitëse dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një të ardhmeje paqësore dhe demokratike”, vijon deklarata.

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpallën sot aktgjykimin ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burgim, Kadri Veseli me 18 vite, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vite. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos