Dështon sërish Kuvendi i Kosovës, Vetëvendosja propozon Hekuran Muratin për kryetar, nuk merr votat e duhura

Nga A2 CNN
22 Gusht 2025, 11:33 | Politikë

Dështon sërish Kuvendi i Kosovës, Vetëvendosja propozon

Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosja propozoi të premten kandidaturën e Hekuran Muratit për kryeparlamentar, por ai nuk arriti të merrte miratimin e shumicës së deputetëve, raporton A2 CNN.

Murati mori vetëm 57 vota pro, ndërsa kundër votuan 52 deputetë e 6 abstenuan.

Seanca e radhës do të mbahet më 24 gusht në orën 11:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos