Dinari serb dhe strukturat paralele, BE me kritika për Kosovën: Mund të ndodhë diçka e padëshiruar

Nga Xhevahir Qardaku
5 Shkurt 2024, 15:47 | Politikë

Bashkimi Europian lëshon sërish kritika në drejtim të Kosovës duke kërkuar rishikimin e vendimit për dinarin serb, por edhe ndalimin e operacioneve të policisë kundër strukturave paralele serbe. Zëdhënësi Peter Stano tha se këto po bëhen pa koordinim nga Prishtina me aleatët, ndërsa paralajmëroi se mund të sjellin diçka të padëshiruar.

“Javën e kaluar ne kemi parë dy veprime që kanë sjellë shqetësim në Bashkimin Europian. Njëri ishte nga rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës dhe tjetri nga operacionet e policisë kundër disa entiteteve të drejtuara nga serbët në veri të Kosovës. Këto veprime janë shqetësuese pasi nuk ndihmojnë në qetësimin e situatës. Zakonisht nuk janë të koordinuara, janë të njëanshme dhe të zbatuara pa nivelin e nevojshëm të konsultimit paraprak, në mënyrë që të parandalohej apo shmangej ndikimi negativ që mund të ketë për njerëzit në terren. BE ka reaguar për të dyja rastet. Sigurisht që është shqetësuese të shikosh që sekuencimi i hapave të njëanshëm mund të çojë në diçka që ne nuk dëshirojmë ta shohim dhe që përkeqëson situatën në terren. Një gjë është e sigurtë, që kjo nuk kontribuon në qetësimin e situatës dhe në ofrimin e ndjesës për njerëzit që jetët e tyre do të përmirësohen. Prandaj është e rëndësishme që palët të kthehen në dialogun e lehtësuar nga BE dhe që të angazhohen seriozisht aty. Puna në atë drejtim po vazhdon çdo ditë. Por nuk jam në gjendje të njoftoj ndonjë datë për takimin e radhës”, deklaroi Stano (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos