Hapja e urës së Ibrit, reagon presidentja Osmani: Kush diskuton në Bruksel, shkel sovranitetin e Kosovës

Nga A2 CNN
15 Gusht 2024, 11:45 | Politikë

Hapja e urës së Ibrit, reagon presidentja Osmani: Kush diskuton

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë kundër hapjes së urës së Ibrit, por kërkojnë koordinim për këtë çështje.

Ajo tha se qëndrimi i saj për urën nuk ka ndryshuar dhe se sipas saj, ajo nuk është dashur të mbyllet asnjëherë.

Në lidhje me deklaratat e fundit të zyrtarëve të Bashkimit Evropian, Osmani tha se kush diskuton për hapjen e urës në Bruksel shkel sovranitetin e Kosovës. Sipas saj, deklaratat e këtyre zyrtarëve që Prishtina dhe Beogradi të ulen në tryezën e bisedimeve as nuk duhet marr seriozisht. Ajo madje disa deklarata të zëdhënësit Peter Stano i cilësoi si raciste.

Ajo përsëriti se koordinimi duhet të bëhet vetëm me aleatët, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikë.

Këto deklarata, Osmani i bëri gjatë një vizitë në komunën e Vitisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos