Haradinaj, kandidat për kryeministër: Nuk kam dashuri për PDK e LDK, por Kurtin duhet ta heqim bashkë

Nga Denisa Pasholli
10 Nëntor 2024, 19:46 | Politikë

Opozita në Kosovë do duhet të gjejë gjuhën e bashkëpunimit, që të largojë me votë Albin Kurtin pas 9 shkurtit.

Kandidati për Kryeministër, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e pranon se nuk ka marrëdhënie të jashtëzakonshme, apo siç ai e përshkruan, dashuri, me Lumir Abdixhikun apo Memli Krasniqin por bashkëpunimi me PDK e LDK para zgjedhjeve, është domosdoshmëri për të larguar anti-amerikanin Albin Kurti. Sipas Haradinaj, Kurti është rrezik.

“Ne duhet ta ndryshojmë Kurtin. E kush e ndryshon, duhet ne opozita. Unë nuk është se jam në dashuri të madhe as me PDK-në, as me LDK-në, por duhet të punoj me ta për ta hequr këtë njeri (Kurtin). Për fat të keq ai ka vazhduar të sillet si antiamerikan.

Ka arritur të krijojë një bindje në popullin e vet si antiamerikan që është rrezik për ne dhe është gabim. Na duhet një ndryshim”, ka thënë ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos