
Një incident ka ndodhur në Kuvendin Komunal të Mitrovicës Veriore. A2 CNN raporton se një këshilltar lokal ka nxjerrë flamurin tri ngjyrësh serb në seancën ku pritet të bëhet betimi i këshilltarëve lokalë dhe kryetari i zgjedhur nga Lista Serbe, Millan Radojeviç.
A2 CNN mëson se ai që nxori flamurin serb është këhsilltari lokal Marko Jakshiç, nga Iniciativa qytetare “Veriu për të gjithë”.
Ndërsa flamuri shtetëror i Kosovës dhe fotoja e presidentes Vjosa Osmani janë të vendosura në sallën e Kuvendit Komunal.

Në katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, ditën e sotme po zhvillohen seancat konstituive në të cilat kryetarët e rinj nga Lista Serbe do të marrin përsëri pushtetin.
Millan Radojeviq në Mitrovicë të Veriut, Zoran Todiq në Leposaviq, Dragisha Milloviq në Zveçan dhe Millosh Peroviq në Zubin Potok. (A2 Televizion)