
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendime të veçanta për certifikimin e 22 subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Gjatë periudhës 7-ditore (24 nëntor – 30 nëntor 2025) 24 subjekte politike, prej të cilave 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur, kanë plotësuar online formularin e certifikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Sipas vendimit të KQZ-së, këto janë subjektet politike të certifikuara:
Partitë politike:
1. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;
2. PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK:
3. KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI;
4. INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;
5. NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS;
6. Za Slobodu Pravdu i Opstanak;
7. PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;
8. SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;
9. JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;
10. PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;
11. AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS;
12. Kosovaki Nevi Romani Partia;
13. FJALA;
14. LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK);
15. KOSOVSKI SAVEZ;
16. PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT SHQIPTAR (PBKDSH).
Koalicionet:
17. Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).
18. Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe
19. Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”;
Iniciativat qytetare:
20. PSA; dhe
21. Iniciativa Qytetare për Kosovë.
Kandidat i pavarur:
22. NEDŹMIDIN SEJDILAR.
• Në mesin e subjekteve politike që kanë aplikuar është dhe NISMA SOCIALDEMOKRATE – NISMA. Sipas njoftimit nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, ky subjekt politik i ka përmbushur të gjitha kriteret tjera, përveç listës së nënshkrimeve. Pas plotësimit të listës së nënshkrimeve, subjekti politik do t’i nënshtrohet certifikimit nga KQZ. Subjektit politik, i është dhënë afat për plotësim të listës së nënshkrimeve deri 3 dhjetor 2025, në orën 12:00.
• Ndërkaq, rekomandimi për certifikimin e partisë politike Srpska Lista, nuk mori votat e nevojshme për t’u certifikuar. (A2 Televizion)