Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të jenë gjatë të mërkurës në Bruksel. Ata janë thirrur nga shefja e re e Bashkimit Europian për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, që do t’i takojë ata veçmas. Këtë e konfirmoi zëdhënsja, Anitta Hipper, e cila dënoi sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok dhe përshëndeti faktin që Kosova ka nisur hetime për rastin.
“Autorët duhet të dalin para drejtësisë, ndërsa sa i përket EULEX-it, ju e dini se që prej 2018-ës, EULEX nuk ka një mandate ekzekutiv për të kryer ndonjë hetim. Megjithatë, EULEX po monitoron situatën dhe gjithashtu ka qenë prezent gjatë kërkimeve të kryera dhe ka grantuar mbështetje. Kjo është ajo që EULEX dhe KFOR po bëjnë brenda mandatit të tyre. Do të ketë një takim gjatë të mërkurës mes përfaqësues së lartë, zëvendëspresidentes, me liderët e Kosovës dhe Serbisë”, tha Hipper.
Zëdhënësja sqaroi se këto takime që mbahen në Bruksel nuk janë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Europian mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo u bëri thirrje të dyja palëve që të bashkëpunojnë kur vjen puna për sulmin terrorist në Zubin Potok, por gjithashtu edhe për atë që ndodhi në Banjskë shtatorin e vitit të kaluar. (A2 Televizion)