“Kanë hequr bashkëpunëtorët e drejtësisë”, Lapaj denoncon ndryshimin në kod: Atentat mbi reformën në drejtësi

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2026, 20:33 | Politikë

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, tha se me ndryshimet në kod është bërë një atentat mbi reformën në drejtësi.

Lapaj vuri në dukje se është ndryshuar neni që bën fjalë për bashkëpunëtorët e drejtësisë, duke i hequr prokurorit mundësinë që të joshë me marrëveshje personat nën hetim që mund të zbërthejnë një skemë të caktuar korruptive. 

Nuk është kapur një fakt shumë i rëndë që ka ndodhur me ndryshimet në Kodin Penal.Ai ka ndryshuar nenin që bën fjalë për bashkëpunëtorët e drejtësisë. Pra ata që gjatë rrugës bëhen pishman dhe kërkojnë bashkëpunimin me organet e drejtësisë, dhe në këmbim të asaj të përfitojnë ulje dënimi apo përjashtim nga dënimi i rëndë, këta e kanë shfuqizuar me ndryshimet e fundit. Pse e kanë bërë? E kanë bërë që të gjithë këta që po arrestohen dhe po merren nën hetim të mos flasin më sepse nëse deri dje josheshin nga drejtësia me qasjen që po fole, po bashkëpunove do përjashtohesh apo do të ulet dënimi, tashmë s’e kanë më sepse e hoqën këta me ligj", tha Lapaj. 

"Është atentat që i është bërë realisht reformës në drejtësi. Atentat shumë i rëndë. S’e t’i heqësh prokurorit mundësinë që të joshë me marrëveshje një prej personave nën hetim, do të thotë që ti të vrasësh bashkëpunëtorin e mundshëm që mund ta zbërthejë skemën”, shtoi kreu i Shqipëria Bëhet.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos