“Kemi dallime me qeverinë Kurti”, ambasadori amerikan: Po përballemi me disa sfida

Nga A2 CNN
21 Gusht 2024, 13:27 | Politikë

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka reaguar sërish për marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me qeverinë Kurti pas mosmarrëveshjeve të fundit.

Pas nënshkrimit të akordit për grantin 34.milionë dollarë mes Kosovës dhe USAID-it, diplomati amerikan theksoi sfidat me qeverinë Kurti, të cilat kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit.

“Siç kam thënë javën e kaluar po përballemi me disa sfida me qeverinë e tanishme të Kosovës të cilat kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit tonë. Ashtu siç zëdhënësi i Departamentit të Shtetit më herët, Qeveria amerikane shpreson se po citoj “Qeveria e Kosovës do t’i kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv me SHBA-në, BE-në, NATO-n dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë të Kosovës’”, tha Hovenier. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos