Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve në veri të Kosovës

Nga Tomorr Avdia
7 Tetor 2024, 09:48 | Politikë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të miratojë

Në raportin e organizatës që operon në kuadër të OKB-së, “Security Council Report”, pritet të diskutohet për Kosovën këtë muaj.

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara mund ta konsiderojë miratimin e një deklarate, ku u bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe që mosmarrëveshjet t’i zgjidhin përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Prioritete të Këshillit janë ruajtja e stabilitetit në Kosovë dhe promovimi i depërshkallëzimit të tensioneve në veri. Ai do të vazhdojë t’i monitorojë përpjekjet diplomatike për avancimin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe çdo përpjekje drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme për Kosovën.

Për këtë qëllim Këshilli mund të shqyrtojë miratimin e një deklarate presidenciale që u bën thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe të zgjidhin çështjet e pazgjidhura përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në raport.

Më tej në dokument përshkruhen zhvillimet e muajve të fundit rreth veriut, si dhe përpjekjet pa rezultat të Bashkimit Evropian për t’i shtyrë palët drejt zbatimit të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Ohrit.

Anëtarët e Këshillit janë unikë në mbështetjen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të krijuar kushte për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, raporti konfirmon dallimet e thella midis anëtarëve të përhershëm sa i përket Kosovës.

Çështja e modifikimit të mandatit të UNMIK-ut me synimin e largimit të tij nga Kosova është një tjetër pikë që ndan anëtarët e Këshillit.

SHBA-të ka qenë avokuesi më i zëshëm për rishikimin e operacioneve të UNMIK-ut dhe përfundimin e misionit, Rusia ka kundërshtuar çdo ndryshim të mandatit të këtij misioni në Kosovë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos