Ekspertja e Marrëdhënieve Ndërkombëtare Juxhina Sotiri vë në dukje se Kosova si shtet është sot më e dobët se kurrë, pas krizave të njëpasnjëshme politike.
Sipas saj Albin Kurti nuk ka dëshirë të shpërndajë pushtet dhe ka një qasje diktatoriale për ta monopolizuar pushtetin.
Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Sotiri tha se Kurti duhet të dilte në një konferencë për shtyp, ose tryezë dialogu me një nga partitë opozitare më afër VV-së dhe të nxrrite vendin nga kriza.
“Kemi një Kosovë e cila është më e dobët se kurrë, të paktën në këto vitet e fundit. Nuk jam aspak dakord me gjithë justifikimin populist që dëgjo se nuk po shkojnë mirë gjërat se janë kapital i së shkuarës! Në çfarë nuk na shkon përshtat, është traditë e keqe e atyre që ikën dhe e lanë keq, dhe ne s’po kemi kohë të bëjmë diçka më mirë. E vetmja gjë që do duhet të bënte z.Kurti për t’i rrëzuar këto argumente, do ishte të dilte në një konferencë për shtyp, ose në një tryezë dialogu politik me të gjitha forcat opozitare dhe të dakordësonin...Hajde diskutojmë se cilat janë partitë me filozofi dhe doktrinë më afër z.Kurti, për të prodhuar një rezultat dhe për të dalë nga kriza”, u shpreh Sotiri. (A2 Televizion)