“Zoti gjykatës, kemi histori dhe tradita”, ish-presidenti Thaçi uron festën e pavarësisë nga Haga

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2025, 14:55 | Politikë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar sot nga Haga të gjithë shqiptarët për festën e 28 Nëntorit. Gjatë konferencës përgatitore për çështjen ndaj tij në Gjykatën Speciale, Thaçi shprehu pakënaqësinë për caktimin e kësaj seance në ditën kur shqiptarët festojnë.

“I nderuar zotëri gjyqtari është me interes që në këtë gjykatë të mos ndodhin gjëra që nuk lejohen të ndodhin në shtetet tjera përkatëse. Si çdo popull edhe ne shqiptarët kemi histori, traditat, vlerat kombëtare dhe shtetërore mendoj se caktimi i kësaj seanca pikërisht me 28 Nëntor do të duhej evituar, mbajtja e kësaj seance pikërisht me sot më 28 nëntor për mua dhe çdo shqiptarë është befasi jo e mirë”, tha Thaçi, përcjell A2 CNN.

“I nderuar gjyqtar sot çdo shqiptar ka festë kombëtare, shtetërore dhe familjare sepse është festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare ku si çdo popull i lirë në botë feston dhe kujton. Sot çdo familje shqiptare edhe institucion edhe i Kosovës edhe kujton edhe feston. Prandaj, mua nuk më mbetet vetëm t’iu uroj shqiptarët për festën e 28 nëntorit të festojnë të bashkuar, krenar dhe me dinjitet. Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkërisht”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos