Kurti përgjigjet shkurt për marrëdhëniet me Ramën në Samitin e Ballkanit Perëndimor

Nga Ideal Gola
11 Qershor 2024, 14:07 | Politikë

“Raportet i kam të mira”, kështu deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kur u pyet për marrëdhëniet e tij me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Megjithëse, ai nuk pranoi të fliste më gjatë para gazetarëve në përfundim të Samitit të Ballkanit Perëndimor për raportet me honologun nga Shqipëria, ai në lëvizje pohoi se ato janë të mira.

Kujtojmë se dje kryeministri Edi Rama qëndroi në Prishtinë për nder të aktiviteteve që po mbahen për të shënuar 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Megjithatë, Rama nuk u prit nga kryeministri Albin Kurti në takim kokë më kokë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos