Ndahet nga jeta ish-piloti australian i Formula 1, Alan Jones

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2026, 07:17 | Bota

Ndahet nga jeta ish-piloti australian i Formula 1, Alan Jones

Ish-piloti australian i garave, Alan Jones, kampion i Formula 1 në vitin 1980 me ekipin Williams, vdiq sot në moshën 80 vjeçare si pasojë e një sëmundjeje.

Gjatë karrierës së tij, Jones fitoi 12 gara Grand Prix. Së bashku me Jack Brabham, ai është një nga dy australianët që kanë fituar titullin botëror në Formula 1.

"Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Alanit tonë të dashur", thuhet në një deklaratë të lëshuar në emër të gruas së tij Amanda Butler-Davis.

"Ai do të na mungojë shumë dhe do të kujtohet me dashuri nga ata që janë më afër tij, si dhe nga shumë fansat e tij, mbështetjen e të cilëve ai e vlerësonte gjithmonë." (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos