Rrëzohet helikopteri në gjirin e Miamit, një i vdekur dhe dy të plagosur rëndë

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2026, 07:08 | Bota

Rrëzohet helikopteri në gjirin e Miamit, një i vdekur dhe dy

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë pas rrëzimit të një helikopteri në gjirin e Biscayne, pranë Miamit, në SHBA.

Sipas autoriteteve, helikopteri i tipit “Robinson R44 II” u rrëzua paraditen e së mërkurën, pranë parkut shtetëror Bill Baggs, në zonën e Key Biscayne. Helikopteri ishte në ajër për të fotografuar disa mjete lundruese.

Sherifja Rosie Cordero-Stutz bëri me dije se dy personat e mbijetuar u transportuan në një qendër traumatologjike pranë vendngjarjes, në gjendje kritike, por të qëndrueshme.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende nën hetim. Në vendngjarje ndërhynë Roja Bregdetare dhe ekipet zjarrfikëse të disa agjencive lokale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos