
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, votoi në Prishtinë rreth orës 9:40.
“Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive”, tha Kurti para gazetarëve.
Sipas tij, sa më e lartë të jetë pjesëmarrja, aq më e mirë do të jetë cilësia e zgjedhjeve dhe legjitimiteti i institucioneve që do të dalin prej tyre.
“Porsa votova këtu në Fakultetin Ekonomik për legjislaturën e 10-të të Kosovës. Sot është një ditë e bukur dhe e rëndësishme, andaj ftoj qytetarët që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për përbërjen e Kuvendit të ardhshëm", u shpreh Kurti.
Ai gjithashtu shprehu shpresën që institucionet e reja të formohen sa më shpejt.
“Uroj dhe besoj që të punojmë që legjislatura e 10-të ta konstituojë sa më shpejt Kuvendin e ardhshëm dhe njëkohësisht të formojë qeverinë e re", tha ai. (A2 Televizion)