Raporti i DnV-së: Shumica e vendvotimeve u hapën pa probleme

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2025, 09:48 | Politikë

Raporti i DnV-së: Shumica e vendvotimeve u hapën pa probleme

Koalicioni Demokracia në Veprim (DnV), që po monitoron zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, bëri të ditur se vetëm 3% e vendvotimeve janë hapur me vonesë, kryesisht për shkak të mungesës së komisionerëve, ndërsa në dy vendvotime shkak ishte edhe ndërprerja e energjisë elektrike.

Një numër i vogël vendvotimesh pati probleme me kamerat dhe vendosjen e kabinave, ndërsa 16% e qendrave nuk kanë infrastrukturë adekuate për personat me aftësi të kufizuara, sipas raportit të DnV-së.

Vëzhguesit raportuan, gjithashtu, prani të materialeve propagandistike brenda 100 metrave të qendrave në 3% të rasteve dhe mungesë të tavolinave ndihmëse në 18% të qendrave, kryesisht në Ferizaj, Gjilan dhe Pejë.

DnV po monitoron procesin me 500 vëzhgues statikë në të gjitha vendvotimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos