Zgjedhjet në Kosovë, zbulohet pjesëmarrja në votime deri në orën 15:00

Nga A2 CNN
7 Qershor 2026, 16:14 | Politikë

Zgjedhjet në Kosovë, zbulohet pjesëmarrja në votime deri

Deri në orën 15:00 kanë votuar 21.57 për qind e qytetarëve me të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së të publikuara në faqe (përditësim), deri në këtë orë votën e kanë ushtruar 436 mijë e 815 qytetarë nga gjithsej 1 milion e 959 mijë e 962 votues të regjistruar.

Kjo përqindje e pjesëmarrjes është më e ulët krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, deri në orën 15:00 kishin votuar 29.29 për qind e qytetarëve, ndërsa në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 pjesëmarrja në të njëjtën orë ishte 28.32 për qind.

Procesi i votimit po vazhdon në të gjitha qendrat e votimit në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos