“Ofensiva” presidenciale për njohje! Politologu: Osmani në skenë pas përçarjeve me Kurtin-Gërvallën

Nga Tomorr Avdia
18 Qershor 2024, 20:24 | Politikë

“Ofensiva” presidenciale për njohje! Politologu: Osmani në

Presidentja Vjosa Osmani ka zbritur vetë në terren personalisht për të kërkuar lobim për njohje të reja për Kosovën.

Kështu mendon politologu, Fitim Mulolli, që arsyeton se e para e shtetit është shtyrë në këtë ofensivë gjeopolitike për shkak të përçarjes me kryeministrin Albin Kurti, por edhe nga mundësi e sukseseve në sferën e politikës së jashtme nga ministrja Donika Gërvalla.

Për mikrofonin e A2 CNN, analisti thekson se nuk ka pritshmëri që Kosova të marrë së shpejti njohje të reja të pavarësisë, pasi Serbia po i bllokon ato me kërkesën që gjithçka të vendoset në bazë të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos