"Nuk kam besim te Kurti", Vuçeviç ankohet te Lajçak: Nuk jemi optimistë për krijimin e Asociacionit

Nga A2 CNN
18 Qershor 2024, 10:33 | Politikë

"Nuk kam besim te Kurti", Vuçeviç ankohet te

Serbia nuk është optimiste për krijimin e Asociacionit nga qeveria e Kosovës. Kështu është shprehur Kryeministri i Serbisë gjatë një konference për Ballkanin Perëndimor në Athinë, Millosh Vuçeviç. Reagimin e tij, Vuçeviç e dha pas një bisede prej rreth 1 orë me Përfaqësuesin e BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Laçak.

“Kjo është përshtypja ime, nuk mund të them se është mesazh zyrtar i Miroslav Lajçakut, por kam krijuar përshtypjen se Kurti nuk mendon të formojë asociacionin. Deri në fund të këtij viti, askush nuk e sheh formimin e asociacionit”, u tha Vuçeviç gazetarëve serbë në Athinë.

Ndërkohë i pranishëm në konferencë, Lajçak, deklaroi se, Ballkani Perëndimor ndodhet në një moment të ri i cili nuk duhet humbur. Sipas, Lajçak i takon vendeve të Ballkanit Perëndimor që të përfundojnë reformat dhe të respektojnë vlerat europiane nëse duan të integrohen, tha Lajçak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos