Opozita ashpërson kritikat ndaj qeverisë në Kosovë për rrezikim të aleancave më SHBA dhe Bashkimin Europian. Sipas PDK dhe AAK, ekzekutivi ka dështuar të menaxhojë siç duhet vendimin e Bankës Qendrore për rregulloren e re, që ndalon përdorimin e dinarit serb.
Shefi i grupit parlamentar të AAK, Besnik Tahiri thotë se marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Europian dhe SHBA-në kurrë s’kanë qenë më keq, ndërsa deputetja e PDK Blerta Deliu-Kodra, tha se qeveria duhet koordinohet me ndërkombëtarët për zbatimin e tij. (A2 Televizion)