Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nënshkroi bashkë me Donald Trump dhe liderë të tjerë botërorë, themelimin e Bordit të Paqes, në një ceremoni të organizuar në Davos të Zvicrës, shkruan A2 CNN.
Në podium me Osmanin dhe Trump ishin edhe liderë të tjerë botërorë, si Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, dhe Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán.
Bordi i Paqes do të përbëhet nga liderë botërorë dhe fillimisht u konceptua si pjesë e planit për rindërtimin e Gazës, por mandati i tij është zgjeruar më pas.
Të mërkurën, shtatë vende, përfshirë Arabinë Saudite, Katarin, Turqinë dhe Egjiptin, njoftuan se do t’i bashkohen bordit. Izraeli ka konfirmuar gjithashtu publikisht pjesëmarrjen e tij.
Një numër vendesh kishin aderuar tashmë, përfshirë Marokun, Bjellorusinë dhe Bahreinin.
Kanadaja, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar janë mes vendeve që janë ftuar gjithashtu. Këtë mëngjes, Sekretarja e Jashtme Yvette Cooper i tha BBC-së se Mbretëria e Bashkuar nuk do të jetë nënshkruese sot, duke përmendur shqetësimet lidhur me përfshirjen e Presidentit rus Vladimir Putin.
Edhe Kryeministri Edi Rama ka marrë ftesë për të qenë pjesë dhe e ka pranuar atë. Vendimi pritet të miratohet këtë të enjte në Parlament. (A2 Televizion)