Para pavarësisë kosovarët votonin të shtunave, pas shtetësisë, të dielave

Nga A2 CNN
7 Qershor 2026, 15:11 | Politikë

Para pavarësisë kosovarët votonin të shtunave, pas

Kosovarët janë mësuar që në 17 vitet e fundit të votojnë të dielave, kurdo që vendi ka organizuar zgjedhje.

Por, kështu nuk ishte gjithmonë.

Votimet që u organizuan nga paslufta e deri te ato para shpalljen së pavarësisë, më 2008, mbaheshin të shtunave.

Në ditën e parafundit të javës janë organizuar tri palë zgjedhjet e para lokale dhe nacionale, duke përfshirë këtu edhe ciklin e përbashkët të votimeve për parlament e komuna, më 2007.

Dhjetë palë zgjedhjet tjera, duke nisur me ato për komuna e kryetarë të tyre, më 2009, janë mbajtur gjithmonë të dielave, sikur që po ndodh edhe me këto të 7 qershorit./KosovaPress/ (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos