“Qytetarë, dilni dhe votoni!” Ushtruesja e detyrës së presidentit: Maturi, respekt dhe dashuri

Nga A2 CNN
7 Qershor 2026, 11:21 | Politikë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, hodhi votën e saj në këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Më pas bëri thirrje për pjesëmarrje të qytetarëve.

“Unë sapo ushtrova të drejtën time të votës. Me këtë rast, nga këtu i ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që sot të dalin dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Sa më e lartë pjesëmarrja në këto zgjedhje, aq më e fortë është demokracia jonë. I ftoj të gjithë palët, të gjithë qytetarët që në këtë ditë të bukur me diell të dëshmojmë maturi, respekt për njëri-tjetrin dhe dashuri për vendin”, tha Haxhiu (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos