“Paragjykimet politike, të mos ndikojnë” Kongresmeni Amerikan lëshon paralajmërimin e fortë për Hagën

Nga Xhevahir Qardaku
15 Shtator 2026, 19:07 | Politikë

“Paragjykimet politike nuk duhet të ndikojnë”, vendimin e Hagës ndaj ish krerëve të UÇK-së. Ky është paralajmërimi i fortë i lëshuar nga kongresmeni amerikan Keith Self, që reagon me shqetësim lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Self shkruan se me kalimin e kohës është bërë i dukshëm ndikimi i politikës në vendimmarrje.

“Shpresa ime është që një paragjykim i tillë të mos jetë i dukshëm këtë javë, kur të merret një vendim në gjyqin e Hashim Thaçit dhe tre civilëve shqiptarë që luftuan për pavarësinë pas viteve të shtypjes serbe”, shkroi Self në X.

Ai e cilësoi rajonin e Ballkanit si një “fuçi baruti”, duke paralajmëruar se regjimet shtypëse mund të kenë interes të nxisin ndarjet dhe tensionet në vend që të kontribuojnë në pajtim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos