Vijon kriza në Kosovë, Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për President

Nga A2 CNN
14 Shtator 2026, 22:33 | Politikë

Bekim Sejdiu ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura për President të Kosovës për shkak të mungesës së konsensusit të nevojshëm për zgjedhjen e tij.

Ai tha se për këtë vendim ka njoftuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, parti që e propozuan si kandidat të përbashkët për president, shkruan A2.

“Në rrethanat e krijuara, të karakterizuara nga mungesa e mbështetjes së nevojshme parlamentare për zgjedhjen time si President dhe nga devijimi i tërë procesit në vorbullën e dinamikave dhe përplasjeve të brendshme politike, kam vendosur të tërhiqem nga kandidatura për president të Republikës së Kosovës”, shkroi ai në Facebook.

Më 31 gusht, LVV-ja dhe LDK-ja njoftuan se ishin pajtuar që Sejdiu ishte kandidat i përbashkët për president, pas një sërë rundesh të negociatave.

Por, një ditë më vonë gjashtë deputetë të LDK-së thanë se nuk e mbështesin Sejdiun. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos