Përjashtim nga procesi i Berlinit? Kryetari i dhomës së tregtisë: Masat ndaj Serbisë, të hiqen

Nga Tomorr Avdia
4 Tetor 2024, 20:03 | Politikë

Paralajmërimi i Gjermanisë për përjashtimin e Kosovës nga Procesi i Berlinit duket se po detyron qeverinë në Prishtinë të heqë masat ndaj produkteve serbe. Këtë e ka sugjeruar deklarata e zëdhënësit të qeverisë Përparim Kryeziu, i cili ka thënë për A2 CNN se "po punojnë dhe janë të angazhuar që 10-vjetori i Procesit të Berlinit të jetë i suksesshëm", raporton A2.

Kryetarit i Dhomës së Tregtisë së Kosovës Lulzim Rafuna, vlerëson se masat duhet të hiqen.

Ish-ministri i jashtëm dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Evner Hoxhaj, pohon se qasja e qeverisë në raport me CEFT-an, ka qenë e gabuar, u shpreh ai pë A2 CNN.

Hoxhaj i sheh veprimet e qeverisë në veriun e vendit, të lidhura me fushatën zgjedhore dhe thotë se mundtë dëmtojnë interesat e shtetit.

Më 14 dhe 15 tetor, nën drejtimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz do të mbahet Procesi i Berlinit, ku synohet të nënshkruhet marrëveshja e tregtisë së lirë.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos