
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani përfundon sot përfundon mandatin e saj. Presidenca e Kosovës njofton se ajo do t’i dorëzojë detyrën kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Akti ceremonial i dorëzim-pranimit të detyrës do të mbahet në Kabinetin e Presidentes sot në orën 16:00, bëri të ditur zyra e presidentes Osmani.
Vjosa Osmani, e cila mori detyrën pesë vite më parë me përkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk arriti të sigurojë një mandat të dytë, ndonëse kishte shprehur publikisht dëshirën për ta vazhduar atë.
(A2 Televizion)