“Presim votat e mërgatës”, Peci: Koalicioni me Vetëvendosjen i ka votat e mjaftueshme për të formuar qeverinë

Nga A2 CNN
7 Qershor 2026, 22:45 | Politikë

“Presim votat e mërgatës”, Peci: Koalicioni me

Kryetari i Guxo, Faton Peci, ka folur për mediat pasi koalicioni ku bën pjesë edhe partia e tij, fitoi rreth 44% të votave në zgjedhje.

Ai tha se rezultati është “fantastik” dhe se koalicioni i Vetëvendosjes i ka votat e mjaftueshme për ta formuar qeverinë.

"44 për qind është në nivel vendi, tani të shohim edhe numrin e votave nga mërgata. Sipas të gjitha projeksioneve, koalicioni VV i ka votat e mjaftueshme për ta bërë vetë qeverinë”, tha Peci, shkruan A2.

"Unë jam i bindur që vendi nuk do të shkojë në zgjedhje të tjera, unë mendoj që në skenën politike duhet me iu kthy racionalitetit dhe leximit të rezultatit zgjedhor. Prapë, koalicioni VV dhe Albin Kurti e ka fituar besimin e qytetarëve për të qenë kryeministër i vendit. Rezultati është fantastik. Tri herë radhazi ne kemi fituar, rezultati është shumë i bukur", ka deklaruar Peci.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos