Hamza: Qytetarët treguan kulturë demokratike, çdo votë të numërohet me kujdes

Nga A2 CNN
7 Qershor 2026, 20:35 | Politikë

Hamza: Qytetarët treguan kulturë demokratike, çdo votë

Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, u shpreh se qytetarët e Kosovës kanë treguar qytetari, përgjegjësi dhe kulturë demokratike gjatë procesit zgjedhor të ditës së sotme.

Ai ka thënë se në një proces të qetë dhe dinjitoz, qytetarët kanë dëshmuar "besimin e tyre në fuqinë e votës dhe në të drejtën për të vendosur për të ardhmen e vendit", shkruan A2.

Hamza ka falenderuar pjesëmarrësit në zgjedhje, si dhe institucionet, komisionerët, vëzhguesit, mediat dhe forcat e rendit për angazhimin e tyre në mbarëvajtjen e procesit.

Ai ka theksuar se është me rëndësi që çdo votë të numërohet me kujdes dhe të respektohet plotësisht vullneti i qytetarëve, duke shtuar se demokracia nuk përfundon me votim, por me respektimin e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos