Partia Demokratike e Kosovës e vlerëson të pakuptimtë mandatimin e një kandidati të dytë të Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e Qeverisë së Kosovës.
Deputetja e kësaj partie, Blerta Deliu Kodra deklaroi për A2 CNN se qëllimi i vërtetë i partisë së Albin Kurtit është që të shtyjë zgjedhjet parlamentare.
“Është vetëm një përpjekje e re për të zvarritur një proces për të cilin Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka shumicën. Këtë shumicë nuk ka arritur ta bëjë për 9 muaj me radhë, prandaj edhe përpjekjet për të bërë ose të nominuar një mandatar të ri janë përpjekje për të zvarritur këtë proces, për të shtyrë procesin e zgjedhjeve të parakohshme sepse epilogu tashmë dihet”, tha Blerta Deliu Kodra deputete, pdk.
Deliu-Kodra tha se PDK nuk ka votë për Konjufcën dhe se tashmë është e pamundur të ketë një Qeveri nga kjo legjislaturë.
“Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë asnjë kandidatë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje që nominohet për kryeministër të ardhshëm të Republikës së Kosovës. Nga kjo legjislaturë është e pamundur që të krijohet një shumicë dhe tashmë është bërë e ditur edhe në takim me krerët e partive politike të ftuar nga presidentja”.
Presidentja Vjosa Osmani mandatoi Konjufcën duke pasur parasysh interesin qytetar dhe funksionimin qytetar, shkruan A2 CNN.
PDK konsideron se Osmani është dashur të interesohet më herët për të pasur institucione funksionale meqë vendi është pothuajse prej një viti.
“Aq e rëndësishme është që të evitohen zgjedhjet sipas asaj që e tha presidentja po aq e rëndësishme që të ketë funksionim kushtetutes të institucioneve të Republikës së Kosovës, fatkeqësisht për 9 muaj ne kemi pa mungesë të këtij funskionimi, presidentja ka qenë e heshtur gjatë kësaj faze, edhe në të kaluarën, edhe gjatë kohës të keqqeverisjes së Albin Kurtit”
Partia Demokratike e Kosovës gjithashtu nuk është e gatshme për të votuar buxhetin e miratuar nga Qeveria në detyrë duke thënë se Kurti ka uzurpuar zyrat e shtetit dhe silelt si kryeministër edhe pas betimit si deputet i Kuvendit. (A2 Televizion)
Shansi i dytë i LVV, PDK: S’kemi votë për Konjufcën, duan të shtyjnë zgjedhjet
