Syla: Deklaratat e Albin Kurtit, një prej arsyeve pse nuk lirohet Hashim Thaçi

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2025, 22:50 | Politikë

Syla: Deklaratat e Albin Kurtit, një prej arsyeve pse nuk lirohet Hashim

Gazmend Syla, nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në një lidhje direkte me studion e “Rretheqark” në A2CNN, u shpreh se një prej arsyeve pse Hashim Thaçit nuk i ndryshohet masa e sigurisë janë edhe deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Kur zoti Kurti, si kryeministër i Kosovës, thotë që zoti Thaçi, duarlidhur në Gjykatën Speciale në Hagë, interferon në politikën e brendshme të Kosovës, është një nga akuzat më të rënda që është renditur edhe në akuzat e Prokurorisë, me të cilat i kërkon Gjykatës që Thaçi të mos lirohet. Prandaj, nuk u është dhënë asnjëherë mundësia që t’i ndryshohet masa e sigurisë, nga arrest në burg në arrest shtëpiak”, deklaroi Syla.

“Fatkeqësisht, një prej arsyeve është edhe kjo deklaratë e kryeministrit Albin Kurti, kur thotë se zoti Thaçi po interferon në politikën kosovare nga qendrat e paraburgimit”, shtoi Syla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos